Gjilan
Teatër
Publik
Shfaqja e parë e Teatrit të Gjilanit është shfaqja “Vllazëri e Interes” e Kristo Floqit, në vitin 1944. Deri ne vitin 1966, në saje të entuziazmit, përkushtimit, këmbënguljes dhe veprimit energjik, në repertoarin e këtij Teatri u përfshinë shumica e dramave dhe komedive të autorëve kosovar por edhe të autorëve jashtë Kosovës. Në fillimin e viteve të 70-ta, me ardhjen e Muharrem Shahiqit nga Teatri i Kombësive në Shkup dhe angazhimin profesional te Fetah Mehmetit, u dhanë impulse të fuqishme dhe u vunë themelet e teatrit profesionist. Teatri i Gjilanit, de facto u shëndrrua në institucion profesionist, ndonëse strukturat e pushtetit nuk ia jepnin këtë status zyrtar.
Orari i shfaqjeve
Për muajin Qershor
“DITA JEM”
shfaqje cirku me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve
Shfaqje mysafire nga ANAMOUR
1 qershor ora: 11:00
“LYRA FEST”
me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve
Festivali i këngës për fëmijë
1 qershor, ora: 19:00
“C.O.D.A”
projekt individual
koncepti dhe regjia : Erson Zymberi
4 qershor, ora: 20:00
“GJINKALLAT DHE MILINGONAT”
Teatri Magjik i Fëmijëve
nga : Sonila Kadiani
regjisor : Shkelzen Berisha
5 qershor ora: 20:00
“LIQENI I MJELLMAVE”
Shfaqje baleti për fëmijë
koreografia Naski Ahmeti
9 qershor, ora: 20:00
“E VËRTETA”
nga: Florian Zeller
regjisor : Agon Myftari
10 qershor, ora: 20:00
“GËNJESHTRA”
Mysafir në Festivalin e Çairit – Shkup
nga: Florian Zeller,
regjia: Ekrem Sopi
16 qershor ora: 20:00
PREMIERË
“NËNA”
nga: Florian Zeller
regjia: Erson Zymberi
25 qershor ora: 20:00
informohu rreth teatrit
Lajmet e fundit

Premiera e shfaqjes “C.O.D.A” në Teatrin e Gjilanit

Orari i Qershorit
Muaji qershor sjell një repertor të pasur në skenën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, me dy premiera dhe rikthime të suksesshme që kanë lënë gjurmë tek publiku ynë. Ky program përmban vepra që trajtojnë temat më aktuale të shoqërisë sonë – nga realiteti politik, tek bota virtuale …

Pse duhet të vijmë në teatër?
Shfaqjet teatrale ofrojnë një pasqyrë të thellë të shoqërisë dhe përvojën njerëzore në një mënyrë unike. Ato na provokojnë, na bëjnë të mendojmë, dhe të reflektojmë mbi botën në mënyra që librat, filmat ose televizioni nuk mund të bëjnë. Duke përqafuar emocionet e vërteta, të gjalla …
